Policia e Kosovës, ka dhënë detaje te reja lidhur me vetëvrasjen e Sokol Halilit të dyshuarit kryesor për vrasjen e Hamide Magashit të mërkurën mbrëma para Klinikës së Gjinekologjisë.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.
Për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi, Front Online ka raportuar i pari.
“Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online
Prokurori Jashari: Sokol Halili bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij, kishte shenja jete
E konfirmon drejtori i Emergjencës: Sokol Halili u soll i vdekur