×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia publikon pamjet e automjeteve e autoblindave të reja

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    olicia e Kosovës është pajisur me autoblinda dhe automjete të tjera të blinduara.

    Kështu ka njoftuar policia përmes një njoftimi në Facebook, duke publikuar pamjet.

    “Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit.”

    Policia e Kosovës njofton se ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së.

    Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës, do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjisë, me qëllim që në mënyrë sa më profesionale të përmbushë me sukses misionin dhe vizionin e sajë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit kushtetues”, thuhet në njoftim.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind...
    Lajme04 Tetor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, largimet dhe lëvizjet e fundit të deputetëve të VV-së, i sheh si jo parimore, por më...
    Lajme04 Tetor 2024
    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur dje në takim lamtumirës Peter Neunteufl këshilltarin e lartë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Mbi 200 predha janë gjuajtur sot nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit. Kështu është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kur çdo ditë e më shumë po afrohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të caktuara më 9 shkurt 2025, në subjektin më të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të përballet sot me deputetët në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Vitia do të raportojë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Lajme04 Tetor 2024
    Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.