×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Po hetohet sulmi ndaj gazetarit Kajtazi, ende nuk ka të dyshuar

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Mbrëmjen e së shtunës është sulmuar vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi. Dikush ka shtënë me armë zjarri në drjetim të veturës së Kajtazit. Policia po e heton rastin.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Express se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.

    Ai tha se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”.

    “Rasti është iniciuare si “Shkaktim i rrezikut të ëprgjithshëm”. Është bërë shikimi i vendngjarjes, në veturë janë gjetur 203 gëzhoja plumbash. Hetuesit po punojnë për ta zbardhur rastin, deri më tani nuk ka të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti.

    Ndërkohë, gazetari Shkumbin Kajtazi përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për sulmin ndaj tij.

    “Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim”, ka shkruar Kajtazi.

    “Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirëpo më pas u vërejten gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme. Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme”, ka shkruar ai.

    Kajtazi ka bërë të ditur se e ka lajmëruar rastin në Polici.

    “Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi. Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij”. Ka shkruar Kajtazi.

    Kjo është hera e dytë që gazetari Shkumbin Kajtazi sulmohet. Herën e parë, atij kishin tentuar t’ia djegin veturën me benzinë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklaratën e BE’së për mbylljen e komunave paralele në Kosovë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.