Policia e Kosovës ka dënuar edhe infermierin heroinë, Shqipe Kadriun, për shkak që nuk e kishte vendosur maskën ashtu siç duhej.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Facebook, nga vetë mjekja kosovare, e cila tha se ka qenë e vetme kur është dënuar nga Policia dhe të njëjtit nuk kanë dashur të dëgjojnë arsyetimin e saj, që ka të drejtë të vendosë maskën ndër hundë kur është duke ecur e vetme në hapësirë publike.
Shqipe Kadriu, është bërë e njohur në Kosovë, pas publikimit të një fotografie të saj, teksa shihet e ulur pranë Klinikës Infektive, pas punës së lodhshme që e kishtë bërë.
Ajo është quajtur edhe “shpëtimtarja e Infektivës”, pas publikimit të asaj fotografie.