Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar një femër rome shtetase të Serbisë, e cila kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 22:20.
Sipas policisë, në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar rastin e dyshuara do të dërgohet me procedurë të shpejtë në gjykatën për kundërvajtje.
“Udhëkryqi i rrugëve Hondonovc Dheu i Bardhë 23.03.2022 – 22:20. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore në të cilën veturë si pasagjere është hasur e dyshuara femër Rome shtetase e Serbisë e cila ka deklaruar se nga territori i Serbisë ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar rastin e dyshuara do të dërgohet me procedurë të shpejtë në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline