×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia Kufitare e Kosovës shpëton në Bjeshkët e Zhurit disa persona të ngujuar nga bora

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Policia Kuftare e Kosovës, ka shpëtuar disa persona të cilin kishin ngelur të ngujuar në Bjeshkët e Zhurit, si pasojë e vështirësive të krijuara nga reshjet e mëdha të borës.

    Me intensifikimin e reshjeve të borës këto ditë Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar në teren me njësitet e saj pavarësisht kushteve dhe rrethanave atmosferike që kanë mbretëruar, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë, përcjellë Klan Kosova..

    Njëkohësisht është kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit apo lëvizjes nëpër rrugë apo zona të ndryshme gjatë reshjeve atmosferike.

    ”Me datë 22.03.2021, rreth orës 11:40, në Policinë e Kosovës është pranuar një informatë se në Bjeshkët e Zhurit kishin mbetur të ngujuar nga dëbora dy (2) persona të cilët ishin nisur në këmbë rrugës malore por që kishin vështirësi për të arritur në Zhur.

    Menjëherë Policia ka filluar organizimin e operacionit të kërkimit dhe shpëtimit të këtyre personave dhe ka arritur që përmes kontaktit me ta të kuptoj se janë gjithsej katër (4) persona që janë larg dhe kanë vështirësi. Nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Vërmicë janë angazhuar dy (2) automjete, një moto-sajë dhe katër (4) zyrtarë policorë.

    Pas disa orë kërkimi nga Policia është arrit kontakti fizik me personat e mbetur në mal, për të arritur pastaj në Zhur. Rreth orës 16:00 të njëjtën ditë, duke ndier veten në gjendje të mirë dhe pa pasur nevojë për ndonjë trajtim mjekësor personat në fjalë janë kthyer në shtëpi shëndosh e mirë”, thuhet tutje në kumtesë.

    Veç tjerash Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar të ju shërbej të gjithëve pa dallim dhe të ofroj ndihmën e nevojshme kudo dhe kurdo që qytetarët kanë nevojë apo konsiderojnë që policia mund t’ju dalë në ndihmë.

    Vetëm përmes një bashkëpunimi aktiv mundemi që situatat e vështira t’i tejkalojmë më lehtë, shtohet tutje.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.