×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia konfiskoi shtatë armë pa leje për 24-orë

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëshit të fundit janë konfiskuar shtatë armë të cilat nuk posedonin leje, raporton FrontOnline.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një armë e zjarrit u konfiskua në Prishtinë, një pistoletë në Podujevë, tri raste të tjera në Ferizaj, një në shtime dhe një në Malishevë.

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Prishtinë 28.04.2024, 21:45. Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një karikatorë si dhe 14 fishekë. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet përkatëse.  I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    PËRDORIM I ARMËS&ARMËMBAJTJE PA LEJE&KANOSJE

    Fsh. Bërvenik, Podujevë  28.04.2024, 12:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë,  ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

     LËNDIM I LEHTË TRUPOR&ARMËMBAJTJE PA LEJE&ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

    Rr. Reçaku, Ferizaj  28.04.2024, 18:30. Është raportuar rasti lëndim i lehtë trupor ku pas një mos marrëveshje mes dy grupeve  të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore. Katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur. Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët ishin arratisur.  Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit  është gjetur një pistoletë dhe një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL, POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

    Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj / 26.04.2024 – 23:30. Me datën 28.04.2024 në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit  Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës kundër të dyshuarit mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i dyshuari atë armë e kishte përdorë në rast me datën 26.04.2024 për të cilin rast i dyshuari ka qenë në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Ferizaj / 28.04.2024 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur ishte kthyer në shtëpinë e tij dhe ndaj viktimës femër kosovare kishte shkaktuar dhunë në familje,  me që rast viktima  ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Është konfiskuar një armë zjarri  për shkak se i dyshuari dhe viktima nuk kanë mundur ta prezantojnë lejen e armës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

    Rr. Kuvendi i Arbërit, Shtime / 28.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte gjuajtur me armë zjarri dhe poashtu nuk posedon leje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 29 fishekë dhe dy gëzhoja të fishekëve të cilat janë gjet në vendin e ngjarjes. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Fsh. Bubavec, Malishevë 28.04.2024, 23:00. Njësia policore gjatë një kontrolli në dhomën e të dyshuarit mashkull  kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas si dhe një karikatorë pa fishekë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.