×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia konfirmon se pjesëtari i saj nga Drenasi ka humbur jetën në një bunar

    FrontOnline
    30 Prill 2022

    Një pjesëtar i policisë ka vdekur sot në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, pasi ka rënë në një bunar.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

    “Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar. Si vijimsi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha ai.

    Borovci tutje shtoi se policia po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore.

    “Megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje. I njëjti ka qenë pjestar i Policisë së Kosovës”, tha tutje ai./FrontOnline

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.