Një person është gjetur i shtrirë dje në Pejë.
Për, këtë rast ka raportuar edhe Front Online.
Ndërsa, sot Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.
Sipas Policisë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pas disa orëve ka ndërruar jetë.
“Pejë 29.07.2022 – 02:27. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi është gjetur i shtrirë është dërguar për trajtim mjekësor, ku pas disa orëve ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Front Online