×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia jep detaje shtesë për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me dy të vdekur në Suharekë, duke bërë të ditur se ngasësja e automjetit nga pakujdesia ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është goditur me motoçikletën.

    Në njoftimin e policisë thuhet se dy gratë që ishin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëra është liruar, ndërkaq tjetra ndalur për trajtim të mëtutjeshëm.

    “E dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”.

    “Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Kronika16 Maj 2024
    Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë rreth rastit në Graçanicë. Klankosova.tv mëson se E.G u arrestua nga autoritetet në Shqipëri gjatë...
    Kronika16 Maj 2024
    Me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu, është shtyrë seanca e...
    Kronika16 Maj 2024
    Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi që i njëjti kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes së gjykatës ndaj gruas së tij dhe...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.