Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre sonte rreth orës 19:00 në Prizren.
Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Durmish Asllani”, ku janë dëgjuar të shtëna arshmësh.
“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, ka thënë Kelani./FrontOnline
Ngjarje e rëndë/Një polic i Kosovës vrau vajzën, pastaj veten në Prizren