Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje në Vërnicë të Vushtrrisë.
Në raportin e policisë thuhet se një dëshmitar kishte raportuar se e kishte parë një trup të pa jetë afër një ure të lumit.
“Fsh. Vernicë, Vushtrri 28.03.2023-11:03. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.