Një 19-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje të shtunën e 17 tetorit në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës. Tashmë e ndjera, është gjetur disa metra larg shtëpisë së saj e varur.
Lajmin për këtë rast e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Nga atje kanë thënë se janë duke i zhvilluar hetimet në bashkëpunim me Policinë.
Shifra shqetësuese, në Kosovë rriten rastet e dhunës seksuale
“Ju njoftojmë se më 17 Tetor 2020, dyshohet se një grua e moshës 19 vjeçare, është gjetur e varur 300m larg shtëpisë së saj, në fshatin Poliqkë, komuna e Kamenicës. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprimet hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerës dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.