×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia jep detaje për të shtënat me armë mbrëmë tek “Rruga B” në Prishtinë

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë tek Rruga B në Prishtinë.

    Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të reja për të shtënat e mbrëmshme rreth orës 21:00. Është raportuar se një person është ankuar se gjatë kohës sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij dhe pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës se tij.

    Po ashtu policia ka njoftuar se i dyshuari ka goditur fizikisht pasagjerin i cili ishte në veturë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

    “Rr.B, Prishtinë 22.04.2021 – 20:58. Është raportuar se ankuesi mashkull Kosovar deri sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij si dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë të cilit i ka shkaktuar lëndime në fytyrë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga arma nuk ka të lënduar, vetëm në veturë është qëlluar një predhë si dhe një fishek i pa shkrepur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore të cilat janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në raportin policor.

     

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovë njofton se ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që duke mos i respektuar...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Të tjera
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Mevlani dhe Rezarti kanë ngacmuar Sarën rreth Burimit. Ata i thoshin Sarës,...
    Vip19 Tetor 2024
    Djali i konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Besafort Dakës, sot feston ditëlindjen. E banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe...
    Vip19 Tetor 2024
    Çfarë dëshiron të bëjë Vullneti që nga dita e parë të Big Brother VIP Kosova 3. Këtë e ka treguar vet ai...
    Lajme19 Tetor 2024
    PDK “nuk ka rrugë” me Vetëvendosjen për qeveri të përbashkët koalicioni, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Krasniqi...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Kevini ka bërë sonte diçka romantike. Ai e ka menduar një dhuratë për Anën, të...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Vullneti po bën diskutime interesante me banorët e tjerë të shtëpisë më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.