Dy persona në Obiliq kanë pësuar pëndime trupore pasi që janë goditur një automjet.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut./Front Online