Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Prizrenit Njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësitet e tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar disa pushë, pistolë, fishekë e pjesë të pistolestës.
Siç njofton policia i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.
Në lidhje me rastin kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë dhe se falë ndihmës së tyre është arritur të ndalohej nga policia
Atij i janë gjetur :
1.Një pushkë automatike AK-47
2. Një pushkë gjuetie, “Zbrojovk Brno”
3. Një pushkë gjuetie, “Sarsilmaz silah sanay-duzce”, model 2803-12GGA26
4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm
5. Dy karikatorë të AK-47
6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishekë të pushkës se gjuetisë GA-12
7. Njëzeteshtatë (27) fishekë cal.7.62
8.Pjesë të pistoletës ajrore “Umarex12gCO-Bulb”
9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë
10. Dy rrethatore për vendosjen e diabollave