×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Policia i jep tender milionësh, kush është afaristi Mustafa që denoncohej nga LVV-ja?

    FrontOnline
    15 Nëntor 2022

    Biznesi i Ragip Mustafës po vazhdon të përfitojë nga tenderët publikë edhe pas ngjitjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila – përmes eksponentëve të saj – denonconte publikisht pronarin e kompanisë Beni Dona si njeriun që fshihej prapa qeverisë së Avdullah Hotit të LDK-së.

    Ndërrimi i pushtetit qendror nuk ia ka zbehur fuqinë biznesore Ragip Mustafës, një afaristi nga Podujeva, pronar i kompanisë “Beni Dona Plast”.

    Kompania e cila ka përfituar miliona nga kontratat e prokurimit publik në dekadën e fundit, po vazhdon të përfitojë nga paratë publike edhe pas ngjitjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila – përmes eksponentëve të saj – denonconte publikisht Ragip Mustafën si njeriun që fshihej prapa qeverisë së Avdullah Hotit të LDK-së.

    Për shkak të afërsisë së tij me njerëz të LDK-së, Mefail Bajqinovci i Lëvizjes Vetëvendosje e ndërlidhte Ragip Mustafën, të cilit i referohej me nofkën “Zhaba”, me udhëheqësit e Qeverisë Hoti.

    “[Qeveria Hoti] ju ka dhënë tender ministrit Blerim Kuçi, e Ragip Mustafës që këta e quajnë ‘Zhaba’. Kjo Qeveri mund të quhet Qeveria e Ragibit. Ragipi është më i fortë se ky”, kritikonte Bajqinovci, ish-qeverinë Hoti.

    Pothuajse dy vjet më vonë, për biznesin e Ragip Mustafës pak gjëra kanë ndryshuar.

    “Beni Dona Plast” vazhdon të përfitojë kontrata milionëshe nga institucionet publike, ndonëse kompania dyshohet për helmimin me ushqim të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe dyshimet për furnizimin e Njësitit Special të Policisë së Kosovës me ushqim me afat të skaduar.

    Kompania në pronësi të biznesmenit Mustafa aktualisht është duke furnizuar me ushqim Policinë e Kosovës, bazuar në një kontratë publike të lidhur mes palëve në fund të muajit korrik të vitit 2022.

    Kontrata peshon një milion e 447 mijë euro, tregojnë të dhënat e kontratës së publikuar në platformën e-prokurimi, raporton Paparaci.

    “Beni Dona Plast” është përzgjedhur fituese e tenderit milionësh për furnizim me ushqim të Policisë së Kosovës sipas një procedure të hapur të prokurimit publik në të cilin kishte ofertuar tre operatorë ekonomikë. Oferta e kompanisë së Mustafës ishte konsideruar e përgjegjshme me “çmimin më të ulët”.

    Hetimet ndaj “Beni Dona Plast”

    Që nga viti 2021, “Beni Dona Plast” është vendosur nën hetime nga Prokuroria e Shtetit në dy raste.

    Rasti i parë është në vitin 2021 iniciuar nën dyshimin për falsifikimin e certifikatave ISO në dosjen e tenderit për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj kompanisë “Beni Dona Plast”, lidhur me rastin e tenderit të vlefshëm mbi 8 milionë euro në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Derisa në OSHP po zhvilloheshin beteja në mes të kompanive për ta fituar kontratën 9-milionëshe të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, në lidhje me dyshimet për falsifikim të ISO certifikatave të ofruara nga “Beni Dona Plast”, Task-Forca Anti-korrupsion e Policisë së Kosovës, kishte filluar të grumbullonte informacione për të verifikuar validitetin e tyre, kishte raportuar Evropa e Lirë vitin e kaluar.

    Paparaci ka dërguar sot pyetje në adresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të marrë sqarime nëse lënda ndodhet në procedurë hetimore, por nga Prokuroria nuk janë përgjigjur ende në pyetjet e mediumit.

    Rasti i dytë për të cilin është denoncuar “Beni Dona Plast” ka të bëjë me dyshimet për shërbim të ushqimit me afat të skaduar për Njësitin Special të Policisë së Kosovës në në Kampin Belveder, në Lagjen e Bairit në Mitrovicë.

    Ngjarja kishte ndodhur më 5 shtator të këtij viti.

    Dyshimet për shërbimin e ushqimit me afat të skaduar për pjesëtarët e Njësisë Elite të Policisë së Kosovës i kishte raportuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të datës 6 shtator, 2022.

    Sipas raportit zyrtar të policisë, një aksion i bastisjes në kampin e Njësitit Special të Policisë në Mitrovicë, kishte ngjarë në ditën e denoncimit të rastit.

    “Ankuesit kanë njoftuar se nga operatori i kontraktuar janë sjellë produkte me afat të skaduar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e AUVK-ut dhe, sipas ekzaminimeve të tyre, ushqimet nuk ruheshin sipas standardeve të parapara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në raportin e Policisë.

    Pavarësisht se rasti rrjedh nga obligimet kontraktuale të “Beni Dona Plast” nga kontrata 1.5 milionëshe me Policinë e Kosovës, marrëveshja e lidhur mes palëve mbetet ende në fuqi. Kompania e Ragip Mustafës vazhdon të furnizojë me ushqim policët kosovarë.

    Kush është Ragip Mustafa?

    Ragip Mustafa është një afarist nga Podujeva, i fuqizuar kryesisht përmes tenderëve publikë.

    Shpeshherë emri i Ragip Mustafës në të kaluarën është lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njerëzit e pushtetshëm të saj, derisa rreth një vit e gjysmë më parë ai zyrtarisht u bë pjesë e LDK-së.

    Nga marsi i vitit 2021, ai është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

    Mustafa është pronar i Beni Dona Group SH.P.K., një kompanie që mbizotëron një rrjet të gjerë restorantesh në Podujevë dhe Prishtinë. Veprimtaria e Mustafës shtrihet edhe në fushën e ndërtimit të objekteve banesore. Për disa vjet, ai ka zotëruar aksione në Klubin e Futbollit “Prishtina”.

    Përpos nga tenderët publikë, Ragip Mustafa kishte përfituar edhe nga marrëveshje të tjera me institucionet shtetërore, përkatësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Gjatë viteve 2010-2013, Ministria e Brendshme kishte shfrytëzuar me qira një pronë të afaristit Mustafa në Prishtinë. Aty ishte vendosur Inspektorati Policor i Kosovës.

    Për këtë pronë, MBP-ja u detyrua vitin e kaluar të paguajë një borxh në vlerë 557 mijë euro ndaj biznesmenit Mustafa për shkak të borxhit të papaguar për shfrytëzimin me qira të objektit.

    DOKUMENT:

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Dhjetor 2024
    Facebook ka njoftuar se ka një problem teknik për disa përdorues të këtij rrjeti social. Në njoftimin e tyre thuhet se janë...
    Vip11 Dhjetor 2024
    Gresa ka shpërthyer në vaj pasi Xuxi i lëndoi thonjtë teksa i tërhoqi batanijen me të cilën ishte mbuluar. Xuxi shkoi në...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën e kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin e Kosovës, duke zbuluar renditjen me numrat...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Punë, Familje, Çështje Sociale...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e saj të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan FrontOnline. Ndër emrat...
    Lajme11 Dhjetor 2024
    Pas LDK e AAK-NISMA edhe Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.