Katër serbë janë arrestuar në Mokna të Istogut, Policia konfiskon një arsenal armësh.
Në këtë vend, një grup prej katër personash, po argëtoheshin mbrëmjen e së shtunës.
Me vete kishin marrë edhe shumë armë zjarri me të cilat gjuajtën mbi bjeshkët e Istogut.
Vizitorët tjerë, të shqetësuar lajmëruan policinë e Istogut, e intervenimi i tyre ishte i mënjëhershëm.
Së bashku me njësinë speciale ROSU, arrestuan 4 persona të nacionalitetetit serb.
E vizitorët e kësaj pjese thonë se nuk ndihen të sigurt, nga prania e serbëve.
Këta kanë edhe një kërkesë drejtuar qeverisë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku tutje tregojnë detajet e këtij rasti.
Në këtë aksion nga ana e Policisë janë konfiskuar një numër i madh i armëve.
Mes tyre kishte dy pistoleta me rreth dyzet fishek, dhe tre pushkë të ndryshme përfshirë edhe një kallashnikov me mbi 100 fishek .
Të dyshuarit tashmë po qëndrojnë në mbajtje në stacionin policor në Istog.
Sipas banorëve, gjatë kësaj jave, vetëm në komunën e Istogut, janë arrestuar gjashtë persona të nacionalitetit serb, mes tyre edhe një polic për keqpërdorim të detyrës.