×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia e Kosovës paralajmëron protesta

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Policia e Kosovës që nga muaji mars vazhdon të punoj me orar të zgjatur prej 12-orësh duke mos pasur mundësin të marrin as ditë pushimi si një lloj kompensimi për shkak të zgjatjes së pandemisë COVID-19.

    PK-së u është ndaluar edhe pushimi vjetor. Sindikata e Policisë e kanë paraparë se policët kanë nevojë për këtë pushim sepse për ta është një ngarkesë e madhe.

    Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi ka përmendur disa nga kërkesat që i kanë drejtuar krerëve institucional në përmbushjen apo zgjidhjen e tyre.

    Ajo në një intervistë për “Zërin” tha se edhe Policisë së Kosovës duhet t’iu paguhet shtesa prej 300 eurove. Sipas saj 4 mijë pjesëtarë janë në detyrë 12 orë teksa përmend edhe çështjen e ushqimit ku këto kanë qenë dy kërkesat për të cilat i janë drejtuar Qeverisë mirëpo sipas tyre akoma nuk e dinë se a do të realizohen.

    “Jemi drejtuar edhe me kërkesa sepse nëse diçka e tillë është bërë për punëtorët shëndetësor dhe për mjekët të cilët faktikisht po angazhohen gjatë kohës së pandemisë, pse të mos bëhet edhe për Policinë e Kosovës. Ne deri para një jave kemi pasur 4 mijë pjesëtarë që kanë qenë 12 orë dhe kanë qenë në shoqërim të Inspektoratit të shëndetësisë gjatë kohës së punës, mirëpo edhe gjatë detyrave të cilat kanë qenë vendime të policisë. Kemi kërkuar që urgjentisht të zgjidhet ky problem edhe me këtë shtesën prej 300 eurove dhe për pjesëtarët e Policisë të cilët janë në detyrë 12 orësh edhe pastaj çështja e kompensimit të ushqimit kështu që këto dy kërkesa kanë shkuar në Qeverinë e Kosovës dhe akoma nuk e dimë se a do të realizohen apo jo, nuk kemi asnjë informatë rreth kësaj”, tha Kamberi.

    Sipas Kamberit, nëse këto kërkesa nuk realizohen do të marrin masa radikale teksa nuk përjashton edhe protestat.

    “Mbesim me shpresë që këto dy kërkesa të realizohen sepse është punë shumë e mundimshme kur pjesëtarët e Policisë punojnë 12 orë dhe nuk e kanë aspak çështjen e ushqimit të siguruar. Pasi në mjekësi është me lehtë, ata ndoshta munden ta marrin ushqimin dhe të ushqehen në ambientin e brendshëm, mirëpo policisë nuk iu lejohet të mbanë çanta dhe qese të ndryshme gjatë angazhimit të orëve të punës ku i kanë. Megjithëse janë kërkesa shumë jetike dhe urgjente, kemi një shpresë të vogël se do të realizohen edhe për pjesëtarët e Policisë edhe çështja e ushqimit edhe e shtesës. Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh atëherë masat do të jenë shumë më radikale dhe ndoshta do të shkojmë edhe deri në përfundim edhe në protesta sepse është lodhje e madhe”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës,...
    Lajme05 Janar 2025
    Pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm. Në bazë të përditësimit të fundit që është bërë nga...
    Lajme05 Janar 2025
    Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hyrë në Kroaci. Sipas disa fotografive të publikuar,...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.