Policia e Kosovës është pajisur me vetura të reja.
Në rrugët e Prishtinës, policët sot kanë parakaluar me vetura të reja të cilat janë të tipit “Skoda”.
Veturat e reja kanë për qëllim që puna e policëve të jetë sa më efikase dhe që të jenë sa më afër qytetarëve.
Muaj më parë, Policia e Kosovës ka lansuar platformën elektronike “Lajmëro Policinë”.
Ky projekt është edhe një mundësi tjetër alternative për qytetarët për raportim sa më të shpejt dhe efikas të rasteve të ndryshme dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, përdorimi i aplikacionit siguron informacion, saktësi e efikasitet dhe aplikacioni digjital i ndihmon qytetarit të raportojë në kohë reale, madje edhe ndonjë rast të vjedhjeve, aksidenteve etj