Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë rreth ortës 21:45, ka ndaluar një veturë në të cilen ishin tre persona.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit ndërsa në veturë është gjetur një lepur i vrarë dhe një pushke gjuetie me afat të skaduar.
Me urdhër të prokurorit, arma me 17 fishekë dhe lepuri janë konfiskuar, ndërsa rasti i cilësuar si armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme, po hetohet me procedurë të rregullt.