Dy shtetas kosovarë janë ndaluar nga autoritete serbe dhe të njëjtit thuhet të jenë nga Komuna e Podujevës.
Ndalimin e tyre për lajmi.net e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës të cilët kanë deklaruar se kanë pranuar informacionin se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë çorientuar dhe si pasojë e mjegullës mund të kenë kaluar në territorin serb.
Tutje u tha se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, por që nga autoritetet serbe nuk mund të jepet më shumë informacion për shkak të procedurave të mëtejme.
Ndryshe njëri nga të arrestuarit thuhet se është B. M., këshilltar në Kuvendin Komunal të Podujevës.
“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme”, thanë nga Policia e Kosovës.