×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës bëhet pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla në një postim në Facebbok.

    Ai thotë se me ftesë të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovë që t’i bashkohemi Taskforcës së Përbashkët të Migracionit, e cila sipas Sveçlës, ka për qëllim bashkëpunimin konkret në kontrolle, baza të të dhënave dhe hetime të përbashkëta për të pakësuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar të migracionit.

    Të enjten në takimin e përbashkët mbikëqyrës nga përfaqësuesit e delegacioneve, sipas Sveçlës, janë prezantuar të arriturat e deritanishme të Taskforcës dhe planifikimet e aktiviteteve që synojnë luftimin e kësaj veprimtarie ilegale.

    “Në fjalën time hyrëse të takimit, në prani të ministrit Balla, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Alastair King-Smith, drejtorit të Përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme Britanike Javid Bas, drejtorit të Përgjithshëm të Operacioneve Strategjike në Mbretërinë e Bashkuar Stuart Skeates, kam shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe bashkëveprim të autoriteteve tona me ato të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe kam prezantuar veprimet që kemi ndërmarrur si institucione deri më tani në këtë drejtim”, ka shkruar ministri kosovar.

    Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë Taskforcë të përbashkët, sipas tij, dëshmon përkushtimin dhe përpjekjet e Kosovës për siguri rajonale dhe jo vetëm. “Ftesën time që takimin e radhës të mbajmë në Prishtinë, pjesëmarrësit e pranuan me shumë entuziazëm”, ka thënë Sveçla.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Një ankues mashkull ka deklaruar se ka pranuar dhunë psiqike nga një femër, shkruan FrontOnline. Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth mesnatës në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për...
    Lajme27 Prill 2024
    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për "progres të shpejtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.