×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Policia blen gazmaska në vlerë mbi 200 mijë €, i përdorte dikur kundër gazit lotsjellës të VV-së

    Fatlum Berisha
    08 Shkurt 2023

    Policia e Kosovës ka blerë gazmaska në vlerë prej 225 mijë eurove.

    Përmes procedurës së hapur, ky institucion ka shpërblyer me tender kompaninë, Sodex Group.

    Kontrata mes palëve është finalizuar më 2 shkurt 2023, gati tre muaj pasi i njëjti biznes u rekomandua të jetë fitues, raporton “Front Online”.

    Policia kishte planifikuar në hapjen e tenderit blerjen e 728 gazmaskave, teksa në të njëjtin përshkrim janë futur edhe çanta, filteri dhe boca e ujit.

    Kompania Sodex Group ishte e vetmja që aplikoi për këtë tender.

    Kjo vërehet në procesverbalin e hapjes së ofertave.

    Vlera me të cilin konkurroi biznesi në fjalë ishte pothuajse e ngjashme me vlerën e planifikuar nga Policia në këtë tender.

    Policia kishte zotuar 225 mijë e 680 euro, kurse kompania ofertoi me 225 mijë e 388 euro, raporton “Front Online”.

    Rreth Sodex

    Kompania Sodex Group është regjistruar si biznes në vitin 2012.

    Pronare e saj, sipas të dhënave në uebfaqen e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, është Zaide Pira.

    Aktivitet primar i saj është tregtia me shumicë e tekstileve, kurse sekondar tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve, raporton “Front Online”.

    Kompania ka fituar me dhjetëra tenderë në të kaluarën nga Policia e Kosovës.

    Gazmaska dhe përdorimi i saj në Kuvend

    Gazmaska është një pajisje që një person vendos mbi fytyrë për të mbrojtur kundër frymëmarrjes së gazrave helmuese.

    Ky është kuptimi që i jep kësaj fjale fjalori i Cambridge.

    Këtë pajisje e patën vendosur policët më 2015, për t`u mbrojtur nga gazi lotsjellës që Lëvizja Vetëvendosje e përdorte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton “Front Online”.

    Partia që sot është në pushtet, asokohe kundërshtonte me këso veprime krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

    Katër deputetët e VV-së u shpallen fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës

    Gjykata e Prishtinës në vitin 2018 kishte shpallur aktgjykimin në rastin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për gazin lotsjellës të hedhur në ambientet e Kuvendit.

    Ajo kishte shpallur fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

    Për përdorim të armës, Albin Kurti ishte dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burg.

    Dënimi është me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare.

    Albulena Haxhiu për përdorim të armës është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim. Për pengim të personit zyrtar me 4 muaj. Dënimi unik: 1 vit e 3 muaj.

    Donika Kadaj-Bujupi për përdorim të armës është dënuar me 1 vit e 3 muaj, për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burgim. Dënim unik: 1 vit e 6 muaj.

    Ndërsa, Faton Topalli për përdorim të armës është dënuar me 1 vit burgim dhe për pengim të personit zyrtar me 3 muaj burg. Dënimi unik: 1 vit e dy muaj.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, tha se për dallim nga e kaluara, kësaj radhe nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga...
    Lajme08 Prill 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit si dhe acar i fortë, më...
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.