×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia bastis depon e familjes së Zaevit në Strumicë

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Policia ka ndërhyrë në depot e familjes së liderit socialdemokrat, Zoran Zaev, ku janë mbajtur donacionet humanitare që po iu shpërndaheshin familjeve sociale.

    Bëhet fjalë për depon në Strumicë të shoqatës joqeveritare “Të gjithë së bashku mundemi”. Policia e shoqëruar nga një hetuese ka ndërhyrë mbrëmë duke ndaluar edhe vullnetarë të kësaj shoqate.

    Vullnetarët janë dërguar në polici, ndërsa është urdhëruar që ndihmat të mos shpërndahen, derisa të vlerësohet se prej nga vjen malli. Kreu i shoqatës vlerësoi se aksioni ka prapavijë politike.

    Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot kërkoi përgjegjësi, siç tha, për skandalin që mbrëmë vonë ndodhi në Strumicë, ku nga VMRO-DPMNE është keqpërdorur policia dhe institucionet e shtetit.

    “Naqe Çulev dhe Hristijan Mickoski tentuan të pengojnë aksion human dhe solidarizues për të ndihmuar bashkëqytetarët e mi”, porosi Zaev.

    Por, nga partia e VMRO DPMNE-së thanë se persona të afërt me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë kanë punuar deri në mesnatë, duke përgatitur paketat e brenduara nga socialdemokratët, të cilët sipas tyre i shpërndajnë si ndihma për të bërë ryshfet masiv ndaj qytetarëve.

    “Sjella sikur sherifë e familjes Zaevi, të cilët mendojnë se janë mbi ligjin dhe se posedojnë gjithkënd dhe gjithçka në shtet, arriti deri në atë pike sa që edhe vet Vice Zaev personalisht të shkoj në polici për t’i kërcënuar policinë në mënyrë sherife në përpjekje për të fshehur shkeljen e orës policore”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

    Bëhet fjalë për disa qindra pako ushqimore që ishin të destinuara për qytetarët në nevojë në Dojran, Radovish, Konçe, Gjevgjeli, Prilep, Kavadar, Negotinë dhe Demir Kapi. Deri më tani, Zaevët përmes kësaj shoqate kanë dhuruar pako në Strumicë dhe Kumanovë gjatë krizës së pandemisë së virusit korona/INA.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.