×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston katër persona për “vjedhje të rëndë” në Pejë

    FrontOnline
    09 Shtator 2019

    Me datë 07.09.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se na datë 06.09.2019 rreth orës 19:00 viktima e ka parkuar automjetin e tij (kombi) në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur ka shkuar te automjeti viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer Xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.

    Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro.

    Me datë 08.09.2019, viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur ne treg në Prishtine, i njëjti ka informuar Policinë, Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë sjellë në Stacionin Policor Pejë. Pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti  janë:

     

    1. V.Ç.     i lindur me      1973    m/k/sh

    2. A.M.     i lindur me      1983    m/k/sh

    3. O.L.      i lindur me      1976    m/k/sh

    4. Dhe një person i mitur.

    Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

    Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.