Policia ka arrestuar katër persona për kultivimin e bimëve narkotike në Deçan.
Siç njofton PK, gjatë operacioni në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat pas marrjes se mostrave janë shkatërruar.
Po ashtu gjatë bastisjes, në shtëpitë e të dyshuarve jenë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, një revole TT me 7 fishekë, një USB, dy tabela të veturës, një revole e llojit Zoraki me pesë fishekë dhe një pushkë njëzetëshe me pese fishekë
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, si grup i organizuar për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacioni në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat pas marrjes se mostrave janë shkatërruar. Gjatë bastisjes, në shtëpitë e të dyshuarve jenë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, një revole TT me 7 fishekë, një USB, dy tabela të veturës, një revole e llojit Zoraki me pesë fishekë dhe një pushkë njëzetëshe me pese fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje”.