Policia e Kosovës në orët e mesnatës dje, ka marrë një njoftim për gjuajtje me armë në fshatin Nashec të Prizrenit.
Pas arritjes në vendin e ngjarjes, i dyshuari mashkull ka deklaruar se kishte organizuar aheng për ditëlindjen e tij.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek.
Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.