Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona brenda 24 orëve të fundit.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të policisë, shkruan lajmi.net.
Sipas këtij raporti, 14 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1079 gjoba të trafikut dhe 792 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar ndonjë aksident me fatalitet, përderisa ka pasur 36 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 31 aksidente me të lënduar.