×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia arreston 13 persona të dyshuar në kuadër të operacioneve policore

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona të dyshuar pas operacioneve policore për disa nga rastet që kanë ndodhur në Prishtinë.

    Këtë e ka konfirmuar policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.

    Komunikata e plotë:

     

    Policia e Kosovës lidhur me rastet e incidenteve të raportuara në ditët e kaluara, përfshirë incidentin i cili kishte ndodhur jashtë objektit dhe hapësirave shkollore në rr. “Zija Shemsiu” në lagjen Dardania në Prishtinë, janë ndërmarr veprimet e vazhdueshme hetimore dhe operacionale në funksion të sqarimit të rrethanave të plota dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe veprave tjera penale të mundshme.

    Me datë 28.05.2021 rreth orës 13:30 është raportuar se nga disa persona të dyshuar është sulmuar viktima (A.H) duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas të dyshuarit janë larguar menjëherë nga ai lokacion. Në të njëjtën datë rreth orës 14:20 viktima (A.H) ka shkuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe ka sulmuar – therur me thikë të dyshuarin (B.G.) duke i shkaktuar lëndime trupore.  Lidhur me këtë ngjarje nga njësitet kompetente të stacionit policor Jugu në Prishtinë janë ndërmarr veprime ligjore me që rast iniciuar tri raste penale: “Sulm-lëndim trupor,  Lëndim i rëndë trupor dhe Kanosje, specifikuar sipas kodit penal të RKS-së.

    Gjatë procesit intensiv të hetimit të rasteve dhe masave të ndërmarra nga Policia e Kosovës deri në këtë fazë është arritur që:

    • Të arrestohen dhe intervistohen në cilësinë e personave të dyshuar (13) trembëdhjetë persona, prej tyre (5) pesë persona me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në qendër të mbajtjes,  ndërsa prej tyre (4) katër personave nga ana e Gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit.
    • Janë intervistuar disa persona në cilësi të dëshmitarit, si dhe
    • Janë ngritur tri (3) tri kallëzime penale nga ana e hetuesisë së stacionit policor Jugu në Prishtinë.

    Më datë 01.06.2021 nga zyrtarët policorë që veprojnë në rroba civile është konfiskuar një fishek i kalibrit 9×19 mm, ku gjatë procedimit të rastit dhe pas një hetimi preliminar është identifikuar një video ku shihet një person duke lozur me armë zjarri me gaz.

    Në lidhje me këtë Policia menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore ku është identifikuar e dyshuara femër dhe ku gjatë realizimit të urdhër kontrollit është konfiskuar arma me dy karikator dhe (4) katër fishek.

    E dyshuara është intervistuar dhe me udhëzimin e prokurorit kompetent rasti iniciohet për procedurë të rregullt dhe i referohet hetimeve.

    Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në koordinim të plotë me prokurorin kompetent.

    Në kuadër të Planit Operativ “Siguria në ambientet shkollore”  në vazhdimësi janë intensifikuar veprimet e zyrtarëve policor në rroba civile me qëllim të ofrimit të sigurisë në dhe përreth objekteve shkollore, parandalimi i incidenteve të mundshme, identifikimi i personave që nuk janë nxënës nëpër shkolla përkatëse, si dhe vëzhgimi dhe komunikimi me persona të përfshirë në incidente të ndryshme.

    Aktivitete të tilla parandaluese të Policisë në bashkëpunim edhe me autoritetet shkollore po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon nesër ceremoninë e hapjes së...
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Të tjera
    Sport20 Tetor 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në derbin ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Ndeshja e zhvilluar në...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Kamala Harris, kandidatja për postin presidencial në SHBA, mbush sot 60 vjeç. Ajo ka pasur një karrierë të përkushtuar pasi nga të...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja. Këtij të fundit, një javë...
    Lajme20 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar Klinën sonte. Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjlanit e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje është...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ajrore kishte rrëzuar 110 dronë ukrainas të dielën mbi rajonet perëndimore të vendit. Ky zhvillim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.