Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person i dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targa të Kosovës ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit, A. D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar; Një revole të tipit STEYR, L9-A1, Një karikator, si dhe Tridhjetë e dy copë fishek .