×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Polici që keqtrajtoi 18-vjeçarin mbrohet në liri

    FrontOnline
    24 Prill 2021

    Polici Haris Kelmendi, i cili kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama, brenda stacionit policorë në vitin 2018 për të cilin rast u raportua edhe në media, i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është duke u mbrojtur në liri.

    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë se Departamenti i Përgjithshëm Penal ka pranuar aktakuzën lidhur me të pandehurin H.K dhe sipas saj, seanca fillestare është caktuar të mbahet me datë 18 maj.

    “Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka pranuar aktakuzën lidhur me të pandehurin H.K. Seanca fillestare është caktuar të mbahet me datë 18 maj 2021. Të pandehurit në fjalë i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është duke u mbrojtur në liri”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Ndryshe, polici Haris Kelmendi kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama, brenda stacionit policorë. Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.

    E menjëherë pas shpërndarjes së një video inçizimi në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

    I pandehuri Kelmendi u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë, shkruan telegrafi.

    E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqertë gjatë deklaratave të përshkrimit të rastit.

    Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.

    “KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, thuhej në njoftim.

    E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim. Edhe këtë herë polici nuk qëndroi gjatë.

    Kjo pasi që avokati i Haris Kelmendit dërgoi lëndën në Gjykatë të Apelit.

    Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit kishte bërë të ditur se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi dhe të njëjtit iu caktua masa e arrestit shtëpiak në muajin shkurt, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Pos nivelit intelektual dhe vlerës që e kishte si prijës fetar në botën islame, ish-Kryeimami dhe ambasadori, Rexhep Boja, ka dhënë kontribut...
    Lajme19 Tetor 2024
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, kanë qëndruar sot në...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për...
    Të tjera
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Mevlani dhe Rezarti kanë ngacmuar Sarën rreth Burimit. Ata i thoshin Sarës,...
    Vip19 Tetor 2024
    Djali i konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Besafort Dakës, sot feston ditëlindjen. E banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe...
    Vip19 Tetor 2024
    Çfarë dëshiron të bëjë Vullneti që nga dita e parë të Big Brother VIP Kosova 3. Këtë e ka treguar vet ai...
    Lajme19 Tetor 2024
    PDK “nuk ka rrugë” me Vetëvendosjen për qeveri të përbashkët koalicioni, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Krasniqi...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Kevini ka bërë sonte diçka romantike. Ai e ka menduar një dhuratë për Anën, të...
    Vip19 Tetor 2024
    Konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Vullneti po bën diskutime interesante me banorët e tjerë të shtëpisë më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.