×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i lënduar në Zhur kthehet pas shërimit në Kosovë

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Kthehet në Kosovë zyrtari policor i Kosovës, Artur Mrasori, i cili për shkak të lëndimeve serioze të marra gjatë një operacioni policorë në Zhur të Prizrenit, ishte dërguar në trajnim mjekësor në Turqi.

    Për ta pritur policin Mrasori, kanë dal drejtori i përgjithshëm, menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, si dhe familjar të tij.

    Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka thënë se pas incidentit që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, polici Mramori ishte trajtuar në QKUK, mirëpo pas konstatimit të mjekëve që ai nuk mund të trajtohet në vend, kanë vendosur ta dërgojnë për ta dërguar në Turqi.

    Qalaj: Gjendja e kolegut tonë është përmirësuar shumë

    “Në janar të këtij viti kemi pasur një rast tragjik, një rast të tmerrshëm në Prizren, me ç’rast ka humbur jetën një koleg i yni, polici Sami Thaqi, dhe po ashtu kemi pasur të lënduar disa policë të tjerë e ndër ta, me lëndime të rënda ka qenë kolegu Artur Mrasori, i cili fillimisht është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, dhe pastaj mjekët kanë konstatuar që ai nuk mund të trajtohet në vend, jemi detyruar ta dërgojmë për t’u trajtuar në një spital në Turqi”, ka thënë Qalaj.

    Qalaj ka falënderuar ministrinë e drejtësisë, Qeverinë e Kosovës, policët e Kosovës, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët e kanë mbështetur moralisht dhe financiarisht shërimin e policit Artur Mranori. Ai ka thënë se trajtimi i është bërë mjaftë mirë, pasi që gjendja e tij është mjaft e mirë edhe pse ka pasur lëndime shumë të rënda.

    Qalaj gjithashtu ka deklaruar se do të vazhdojë përcjellja e trajtimit të policit nëse prapë ka nevojë.

    Ganimet Mrasori, babai i policit Artur Mrasori, ka thënë se ishte dhimbje shumë e madhe kur e kanë dërguar djalin e tij për shërim në Stamboll.

    Mrasori: Ky është gëzimi më i madh në jetën time

    “Ky është gëzimi më i madh në jetën time për arsye se para 7 muajve, kur e kanë dërguar Arturin për Stamboll, ka qenë dhimbja më e madhe. Tani është një gëzim shumë i madh dhe kemi përjetuar lloj lloj raste, por falënderoj Zotin që e bëri të pamundshme…. por gjithashtu do t’i falënderoj të gjitha institucionet shtetërore tonat, që prej fillimi e kanë bërë të pamundshme, gjithçka për përkujdesen e tij”, ka thënë Mrasori.

    Mrasori ka thënë se fal kujdesit të mjekëve, gjendja e djalit të tij është përmirësuar dukshëm.

    Mrasori: Djalit i është përmirësuar edhe shikueshmëria

    “Po, gjatë kujdesit atje qe ka qenë, ka qenë në kujdes jashtëzakonisht të përkushtuar. Mjekët kanë bërë të pamundshmen dhe fal mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dukshëm, çdo ditë edhe më mirë, me shikueshmëri, gjendja fizike, e të gjitha”, ka thënë Mrasori.

    Përndryshe, në fund të muajit janar të këtij viti, gjatë një operacioni bastisje në fshatin Zhur të Prizrenit, pas një shpërthimi të një mjeti eksplodues, ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur.

    Incidenti kishte ndodhur kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Njësisë Anti-Drogë, kishin shkuar në një shtëpi për bastisje dhe teksa ata ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë, ka shpërthyer një mjet eksplodues.

    Në këtë incident ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës e dy të tjerë kanë pësuar plagë trupore. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë. Polici i vrarë ishte Sami Thaqi, i cili ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një veturë. “Janë arrestuar dy...
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Uashington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Në Klinë është arrestuar një person për dhunë në familje ndaj viktimës femër. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e djeshme (21 Tetor) me tre akuza, ka ardhur sot edhe...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, njëherit edhe kryetar i kësaj partie në Podujev, Isak Shabani, për Front Online shprehet skeptik për përfundimin e rrugës...
    Sport22 Tetor 2024
    Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili...
    Opinione22 Tetor 2024
    Shkruan: Shqiptar Oseku Veton Surroi paska shkruar se RKS duhet të bëjë më shumë që t’i përafrojë serbët. Ky është brezi i...
    Lajme22 Tetor 2024
    Shpejtim Bulliqi kryetar i Podujeves: Kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe pak muaj – Brenda këtij viti shtrohet me asfalt rruga...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Një aksion policor i forcave speciale solli ditën e djeshme arrestimin e ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mesditën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.