×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i Kosovës shpërndan postim ku UÇK-ja cilësohet si ushtri kriminale

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës [UÇK] me të drejtë cilësohet si formacioni politiko-ushtarak që ka arritur të çlirojë vendin nga sistemi represiv jugosllav. Por, kjo ushtri tashmë ka hyrë në një periudhë të errët madje edhe vetë në Kosovë nga komentet negative që po merr.

    Një faqe në Facebook e quajtur Graçanica-Kim së fundi ka publikuar një shkrim për betejën e Koshares ku UÇK-në e cilëson si ushtri kriminale.

    “Njëzet e dy vjet më parë, filloi beteja e Koshares. Beteja në kufirin jugosllavo-shqiptar që zgjati 67 ditë, një betejë që mori 108 jetë, vëllezër, heronj të Obiliqit. Një nga betejat më të vështira në historinë e fundit të ushtrisë serbe që u bë simbol i mbrojtjes së atdheut. Të Premten e Madhe, atë 9 Prill, forcat kriminale të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e rregullt e Shqipërisë dhe NATO-s e udhëhequr nga Amerikanët, të cilët dhanë mbështetje ajrore, filluan një ofensivë të madhe në karaulën e Koshares, në kufirin e atëhershëm të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.”

    Shkrimin në fjalë e ka shpërndarë edhe një polic serb i Kosovës.

    Aleksandër Trajkovic në përshkrimin e tij në Facebook e ka të shkruar se punon si polic në Policinë e Kosovës – e cila u formua nga ushtarët e UÇK-së në vitin 1999.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Stacioni Policor në Viti, sot në qytetin e Vitisë kanë zhvilluar një aktivitet i përbashkët me nxënës të shkollës së mesme teknike...
    Lajme14 Tetor 2024
    Në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë, kryeministri i...
    Lajme14 Tetor 2024
    Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri Abelard Tahiri, i kërkon ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit që të jap dorëheqje. “Sot...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, thotë se kryeministri Albin Kurti deshi ta imitojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn. Sipas tij, shefi i qeverisë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe Ekrem Tahirit, Fitim Mustafës dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor. Në komunikatën...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se qytetarët s’duhet ta pranojnë këtë situatë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai tha se...
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.