×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët kontrollojnë disa shkolla në Vushtrri, gjejnë thikë, maska e para të falsifikuara

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

    Mbi bazën e vlerësimit, me qëllim të parandalimit, janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër-kontrollit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente.

    “Me këtë rast janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

    Gjatë kontrollimit, në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka bërë të ditur se provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale  “Falsifikim i parasë”.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se asamblistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Me synim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve si dhe parandalimit të dhunës në familje, Policia e Kosovës në Rajonin...
    Lajme18 Tetor 2024
    Në kuadër të projektit Mbështetja Ushtarake për Autoritetet Civile dhe vizitave në sektorët e infrastrukturës kritike, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Deputetja e BSW-së në Bundestag, Zaklin Nastić, ka punësuar një nacionalist serbo-gjerman si bashkëpunëtor. Edhe një vit pas sulmit rus, ai mori...
    Vip18 Tetor 2024
    Moderatorja e njohur dhe e shumë dashur nga ju, Kiara Tito, i është besuar moderimi në spektaklin e humorit këtë sezon të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministri francez për Evropë, Benjamin Haddad, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....
    Lajme18 Tetor 2024
    Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë më 29 tetor një vizitë në Tiranë. Burime të Top Channel...
    Vip18 Tetor 2024
    Kanë mbetur më pak se shtatë orë deri në fillimin e edicionin të tretë të Big Brother VIP Kosova. Vëmendja për hapjen...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.