Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Podujevë, pasi që të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor deri sa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë, 26.05.2021 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor deri sa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./FrontOnline