Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një pasagjeri në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, i janë gjetur 10 fishekë.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur të dielën.
“Aeroporti Adem Jashari 20.11.2022 – 09:00. Gjatë kontrollit në shkuarje tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”.