×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm, prangosen 3 të rinj në Korçë

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Policia e Korçës ka vënë nën pranga tre shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët janë kapur duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm, si dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Operacionale “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Gj., 28-vjeç, banues në Tiranë; K. P., 23-vjeç., banues në Kamëz, Tiranë; B. L., 28-vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22-vjeç, banues në Kamëz.

    Forcat e policisë të Komisariatit Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se me një mjet tip furgon “Volkswagen Crafter”, disa shtetas po transportonin në drejtim të Tiranës emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit pranë fshatit Poloskë, Devoll.

    Gjatë ndjekjes, drejtuesit të këtij mjeti i është bërë me shenjë të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka braktisur mjetin, brenda të cilit u gjetën 27 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi për në vendet e BE-së.

    Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se dy shtetasit M. Gj. dhe K. P., (të arrestuar) ishin në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa shtetasit B. L. (i arrestuar) dhe A. M. (i shpallur në kërkim) ishin në rolin e transportuesve të shtetasve të huaj.

    Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit A. M..

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. /TCH/

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.