Një 51-vjeçar ka humbur jetën në Mirëditë, teksa po punonte me eksavator.
Sipas policisë dyshohet se ai bashkë me kushëririn e tij, ka shkuar për të rregulluar një mjet ekskavator, raporton Abcnews.al.
“Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin 50 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.