×
  • Lajme
  • Lajme

    Po mbyllen shkollat dhe çerdhet në Prishtinë, paralajmërohet rikthimi i mësimit online

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Shkolla “PjetërBogdani” në Prishtinë dhe “Dëshmorët 1921” në Prapashticë, janë mbyllur për shkak të paraqitjes së rasteve me Covid-19.

    Fat të ngjashëm pati para disa ditës edhe shkolla “Faik Konica” në Prishtinë.

    Mbylljen e shkollave e ka konfirmuar për FrontOnline, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

    “Shkolla “PjeterBogdani” është mbyllur para dy dite për shkak se kanë qenë tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik të infektuar me Covid. Shkolla ka shkuar në mësim online. Në nivel të komunës përveç javën e kaluar është mbyllur shkolla “Dëshmorët 1921”, në Prapashticë . Janë disa klasë të izoluara për shkak të nxënësve . Nëse një nxënës nëse është pozitiv po mbyllet e gjithë klasa, shkon në mësim virtual dy javë”, ka thënë Shala për Front Online.

    Shala ka treguar se në çerdhen e qytetit “Xixëllonja” një mësimdhënëse është infektuar me virusin Covid-19,por që fëmijët janë testuar dhe kanë dalur negativ.

    “Në një çerdhe kemi pasur një mësuese pozitiv. Janë testuar të gjithë fëmijët, kanë dalë negative. Çerdhja nuk është mbyllur, ajo klasë veç ka shkuar në mësim online”, tha ajo.

     

    9000 nxënës nuk u kyçen asnjëherë në mësim online, shkak kushtet ekonomike

    Sipas kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, nëse situata në Kosovë përkeqësohet atëherë Sindikata dhe Ministria e Arsimit janë të përgatitur edhe për zhvillimin e procesit mësimor në distancë.

    “Nëse përkeqësohet situata procesi mësimorë nuk do të përfundoj, por do të jemi të detyruar të kalojmë në një version tjetër të cilin punëtorët e arsimit, nxënësit e as prindërit nuk e preferojnë, është mësimi në distancë siç e kemi bërë nga 13 marsi e deri në përfundim të vitit të kaluar shkollorë. MASHT-i dhe të gjithë jemi të përgatitur për versione të tjera të cilat nuk i preferojmë por në rast nevoje duhet të kalojmë edhe versione tjera me qëllim që procesi mësimorë të mos ketë shkëputje por të vazhdoj në një formë tjetër”, ka thënë ai për Front Online.

    Jashari për FrontOnline është shprehur se mësimi në distancë nuk është aspak efektiv sepse shumica e familjeve në Kosovë nuk qëndrojnë ekonomikisht mirë.

    Kjo edhe ka qenë njëra ndër arsyet që sipas statistikave të MAShT-it rreth 9000 nxënës vitin e kaluar nuk janë kyçur asnjëherë në procesin mësimor.

    “Kur kushtet ekonomike dhe kushtet në përgjithësi nuk janë në nivel të duhur dhe shteti jonë nuk ka menduar që t’i furnizoj nxënësit dhe mësimdhënësit me laptop,madje duke e ditur që një pjesë e familjeve të Kosovës ,janë ekonomikisht keq dhe ato madje nuk kanë as paisjeelemntare për tu kyçur në mësimin online. MAShT e ka një shifër zyrtare prej 9000 nxënësve të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të kyçur në mësimin online dhe situata e tillë mund të përsëritet edhe tani, urojmë që nuk vijmë deri te mësimi online sepse është tepër i vështirë për tu menaxhuar, madje në kushte të Kosovës edhe tepër i vështirë  për tu realizuar”, u shpreh Jashari.

    Kryetari i Sindikatës ka thënë për FronOnline se kanë arritur të sigurojnë pagesat për, mësimdhënësit të cilët kanë sëmundje shoqëruese dhe nuk janë të detyruar të mbajnë procesin mësimorë.

    Sipas Jasharit numri i përgjithshëm i mësimdhënësve të cilët kanë sëmundje shoqëruese e që nuk e vazhdojnë procesin mësimorë është 300,dhe të gjithë nga këta marrin pagën.

    Këta mësimdhënës  tani zëvendësohen nga kolegët e tyre, por kërkesa e MAShT është që ky zëvendësim të bëhet me kuadro të reja.

     

    https://www.youtube.com/watch?v=kbEpUNbe9Fg&t=4s

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.