×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Po ikin nga mobilizimi i Putinit, kjo është radha e trafikut në kufirin Rusi-Gjeorgji

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Disa imazhe satelitore të marra të dielën nga Maxar Technologies tregojnë radhë të gjatë trafiku në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë.

    Maxar thotë se imazhi më verior tregon trafikun në radhë rreth 16 kilometra në veri të pikës kufitare dhe shton se “bllokimi i trafikut ka të ngjarë të vazhdojë më tej në veri të zonës së imazhit”.

    CNN raportoi më herët të hënën, se imazhet dhe videot të publikuara në mediat sociale nga kalimi kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë tregojnë radhën e gjatë të trafikut të palëvizshëm përmes një kalimi malor.

    Videoja me dron e ngarkuar nga zona të hënën sugjeron se ka qindra automjete të mbledhura në anën ruse, ndërsa dëshmitarët thonë se njerëzit po presin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.

    Disa video tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me një transportues të blinduar personeli.

    Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe në pika të tjera kufitare që nga njoftimi javën e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm.

    Për momentin, kufiri duket se është ende i hapur. /abcnews.al

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.