×
  • Lajme
  • Lajme

    Plenkoviq pranon mirënjohje nga Kurti

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ndarë Mirënjohje, homologut të tij kroat, për miqësinë, marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe mbështetjen historike të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

    Në takimin e sotëm mes dy kryeministrave ishin të pranishëm edhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, dhe Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës, Grupi i Miqësisë Kosovë – Kroaci; me anëtarët e delegacionit kroat: Znj. Danijela Barishiq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, Zvonko Milas, Shef i Zyrës Qendrore Shtetërore për Kroatët Jashtë vendit, znj. Ermina Lekaj Përlaskaj, deputete e Kuvendit të Kroacisë, dr. Josip Samarxhiq, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod, si dhe Josip Glasnoviq, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Rio 2016.

    Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave, anëtarëve të kabineteve e përfaqësuesve të tjerë institucionalë, u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dy popujve dhe dy republikave.

    Poashtu, u bisedua për mundësitë e potencialin që kanë dy qeveritë për bashkëpunim bilateral, që do të sigurojë ringjallje më të shpejtë nga kriza e shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID-19, duke përfshirë ngritjen e investimeve si dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

    Ndër të tjera, u diskutuan hapa konkret drejt avancimit të zbatimit të dymbëdhjetë marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet dy shteteve, për arsimin, shkencën, kulturën dhe ekonominë, si dhe shtatë marrëveshje të tjera, që pritet të finalizohen së shpejti.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës...
    Lajme23 Tetor 2024
    SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i Degëve me Jashtë, njëherësh kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur optimist se në zgjedhjet e 9 shkurtit diaspora do...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.