×
  • Lajme
  • Lajme

    “Plani ka qenë të vëzhgohet çdo lëvizje” Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara në një kondicioner në ndërtesën afër shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve në veri. Derisa njohësit e sigurisë vlerësojnë se Serbisë po i humb ndikimi në veri çdo ditë e më shumë.

    Plani ka qenë të vëzhgohet çdo lëvizje. Jo vetëm të qytetarëve, por edhe institucioneve të sigurisë.

    E çdo gjë ishin në monitorim nga shteti fqinj.

    Kësisoj kamerat, përveç synimit për të kontrolluar dy hyrje dalje të pjesës veriore, cak kishin edhe lëvizjet e zyrtarëve policorë të kësaj pjese, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë.

    “Njëra kamerë ka qenë duke e verifikuar dhe duke vëzhguar rrugën e cila nga shkolla Teknike deri tek ETC-ja, përfundi urës lindore, që i bjen me i verifikua dhe vëzhgua hyrje-daljet tona, lëvizjet tona të policisë në aspektin ndërkombëtar, partnerëve tonë ndërkombëtar. Dhe kamera tjetër, këtu afër stacionit të autobusëve që verifikon edhe i vëzhgon lëvizjet tona tek kërshi i Dudës, që i bije kryqi i rrugësh Mitrovicë së Jugut, Leposaviq dhe rruga për Mitrovicë veri. Si lokacione kanë qenë të ndjeshme për neve”, tha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Nga policia, konfirmuar se për këtë rast janë duke u intervistuar edhe dy persona të tjerë të nacionalitetit serb.

    “Në bashkëpunim me AKI-në, ne i kemi gjetur këto dy lokacione, dhe i kemi larguar këto kamera të cilat ishin të kualitetit mjaftë të mirë. Dje i kemi pas dy persona me të cilët kemi zhvilluar intervistë, kemi intervistua disa të tjerë, sot i kemi sjellë në stacion dy persona të cilët janë në interes për neve”, tha Elshani.

    Me këto veprime të institucioneve të Kosovës në katër komunat veriore, sipas njohësit të sigurisë, Arben Dashevci, po ngushtohet ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të vendit.

    “Është vërtetuar se Serbisë ju kanë ngushtuar rrugët në Republikën e Kosovës, sepse thjesht neve na ka ndodhur Bansjka në Republikën e Kosovës, dhe kurrë më nuk do të jetë asgjë e njëjtë në Republikën e Kosovës, dhe të gjithë ata që cenojnë ta rrezikojnë sigurinë kombëtare, rendin Kushtetues, do ta pësojnë gjithmonë, sepse nuk kanë vend, janë institucionet kredibile”, tha Dashevci.

    Për këtë aksion të Policisë, ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se mekanizmat e Beogradit për spiunazh në Kosovë, do të luftohen me çdo kusht. /tëvë1/

     

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, mes shqetësimeve se një...
    Lajme30 Qershor 2024
    Remitencat, si ndër kontribueset më të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit, kanë vazhduar rritjen edhe gjatë vitit 2024. Vetëm në katër...
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, çdo vit diplomojnë qindra policë. Por, periudha e aftësimit që bëjnë brenda këtij institucioni përgjatë...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.