Një përleshje ka ndodhur javën e kaluar më 22 maj në fshatin Gjonaj të Hasit, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.
Si pasojë dy persona kishin pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga mjeti i fortë.
Lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona, nga familja Likaj e fshatit Krajk nga komuna e Prizrenit.
Ata dyshohen për tri vepra penale si “Vrasje e rëndë në tentative”, “Lëndim i rëndë trupor“,”Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ”.
“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.