×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Plagosja e mbrëmshme në Vushtrri, Policia jep detaje

    FrontOnline
    31 Maj 2022

    Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në Vushtrri.

    Si pasojë e kësaj një person është plagosur.

    Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshimtë në këtë rast.

    Po ashtu bëhet e ditur se njësiti policor nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar katër gëzhoja dhe me pas kanë sekuestruar një armë-revole nga i dyshuari, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

    Tutje, në raport bëhet me dije se, një predhë e plumbit ka rënë në dritare të një shtëpie, ku përveç dëmtimit të dritares, nuk ka pasur pasoja në njerëz.

    Po ashtu shtohet se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë, e më pas është dërguar në QKUK nga ku është liruar.

    Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.

    “VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Hamdi Krasniqi, Vushtrri 30.05.2022 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull  kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./FrontOnline

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën. Ai ka thënë se po...
    Lajme28 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,...
    Sport28 Qershor 2024
    Dan Ndoye është futbollisti që ka befasuar më së shumti te Zvicra në fazën e grupeve në Euro 2024. Ndoye ka startuar...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se...
    Lajme28 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali. E para e shtetit...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Murati përmes një shkrimi...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.