Një person është plagosur me armë zjarri në Gjakovë.
Policia bën me dije përmes raportit se viktima pasi u trajtua në spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Viktima mashkull kosovar pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave. Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.