Dy persona kanë mbetur të plagosur në veri si pasojë e një incidenti me armë zjarri.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 02:00.
“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital, gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë. Motivet e incidentit ende nuk dihen. Policia tashmë ka një të dyshuar lidhur me rastin dhe është në kërkim të tij”, tha Elshani./Front Online