×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet në ushqim dhe banim

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022. 

    Nga rezultatet e dala nga ky publikim rezulton se pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim.

    Sipas ASK-së, totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro, ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro.

    Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në grupin e shpenzimeve të tjera.

    Konsumi i ushqimit dominohet nga buka dhe drithërat

    Konsumi i ushqimit në Kosovë sipas rezultateve të ABEF 2022, kryesisht dominohet nga buka dhe drithërat 19%, mishi 18%, qumështi, djathi, vezët, si dhe perimet dhe pijet joalkoolike 12%.

    Të hyrat e ekonomive familjare ishin pagat nga sektori publik dhe privat me mbi 50%

    Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në vitin 2022 ishin rrogat nga sektori privat dhe publik për më shumë se 50% të ekonomive familjare. Burime të  tjera të rëndësishme të të hyrave të ekonomive familjare janë bizneset e ekonomive familjare dhe pensionet, ndërsa përreth 7% të ekonomive familjare ishin paratë e dërguara nga jashtë (remitencat).

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.