×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe shëndetin e zemrës

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Pijet industriale të mbushura plot me sheqerna janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve, duke nisur që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit. Ato janë bërë aq shumë pjesë e jetës së përditshme, pavarësisht efekteve të tyre negative që po zbulohen dita ditës.

    Studimet më të fundit, thonë se njerëzit që pinë të paktën një pije të tillë në ditë, janë më të rrezikuar nga prania e yndyrave të këqija në gjak dhe rrjedhimisht nga sëmundjet e zemrës, shkruan AgroWeb. Pija e tepruar e këtyre lëngjeve me sheqerna artificialë nxit shfaqjen e dislipidemisë, një term që përfshin nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

    Çfarë është kolesteroli

    Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë. Ushqimet e përpunuara dhe pijet industriale me sheqer nxisin grumbullimin jo të shëndetshëm të kolesterolit në enët e gjakut duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës.

    Pijet industriale me sheqer dhe kolesteroli

    Konsumi i përditshëm i pijeve të tilla industriale rrit me 98 përqind gjasat që një njeri i shëndetshëm të ketë nivele të larta të kolesterolit të keq në gjak. Një gjë e tillë është faktor shumë i madh rreziku i aterosklerozës, atakut në zemër dhe ishemisë. Ky rreziku ulet duke ndjekur dhe zbatuar një regjim të shëndetshëm ushqimor, siç është ai Mesdhetar.

    Ky regjim rekomandon uljen e sasive të mishit të kuq dhe të karbohidrateve por konsumin më të rregullt të frutave, perimeve, peshkut, farave, drithërave të shëndetshme dhe yndyrnave si vaji ekstra i virgjër i ullirit. Heqja dorë nga këto pije është hapi më i duhur që mund të marrë një njeri, sepse sheqeri është fajtor për shumë probleme madhore në organizëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.