×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Pezullohet tenderi 106 milionësh i Pal Lekajt (Dokumente)

    FrontOnline
    29 Janar 2020

    Ministrisë së Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj, i është pezulluar megatenderi i fundit që “peshon” hiç më pak se 106 milionë euro për ndërtimin e Autoudhës Banullë (Lipjan)- Dheu i Bardhë, raporton portali “Front Online”.

    “Front Online” javën e kaluar nga nxjerrë në opinion këtë “masakër me buxhetin” të ministrit në largim Pal Lekaj, i cili ka shpallur tenderin qindra milionësh, ndonëse është në ditët e fundit të mandatit të tij dhe njëherit Kosova nuk e ka të miratuar as buxhetin e vitit 2020.

    Ky njëherit ka qenë tenderi i tretë më i madh për nga vlera financiare, përpos atij të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës deri më tani.

    “Front Online” posedon vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për pezullimin e këtij aktiviteti të prokurimit për shkak të ankesave të dy kompanive: “Jaha Company SHPK” dhe “2A Group SHPK”.
    Portali “FrontOnline” kishte raportuar se kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit janë “përjashtuese” për kompanitë vendore dhe favorizojnë ato rajonale dhe ndërkombëtare.

    Në vendimin për pezullimin e tenderit thuhet se ky proces do të zgjas deri në shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik.

    Përndryshe, sipas dosjes së tenderit që e kishte siguruar portali “Front Online” , më 13 janar 2020, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin për kontratë me titull: Ndërtimi i Autoudhës A7, kryqëzimi në disnivel A6, Autostrada A7 Banullë-Dheu i Bardhë, pjesa e udhëkryqit Bresal-Dheu i Bardhë.

    Ky tender është i ndarë në katër lote: Loti i parë është mbi 7 kilometra, loti i dytë është 5.1 kilometra, loti i tretë është 6.4 kilometra dhe loti i katër është 6.2 kilometra.

    Bazuar në vlerën e përgjithshme të projektit prej mbi 110.6 milionë, vlera e një kilometri Autostradë të shpallur së fundi nga Pal Lekaj do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës rreth 4.5 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

    Për shpalljen e këtij tenderi nga ministri Pal Lekaj, i cili është në fund të mandatit të tij, ka pasur reagime edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend.

    /Front Online/

    “Masakra” me buxhetin, Pal Lekaj në fund të mandatit shpall tenderin 110.6 milionë euro (Dokumente)

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.